Analiza

Industria Amerikane e video lojërave del në plus

Publikuar , 20 Tetor 2009
0
Industria Amerikane e video lojërave del në plus

Analistja nga NPD, Anita Fraizer i atribuohet rritjeve të buta në shtije, implementimit të shkurtimit të çmimeve për Playstation 3, Xbox 360 dhe Wii.

“Të tre prodhuesit e konzolave kanë përjetuar ndikimin e çmimeve më të ulëta” tha Fraizer në një deklaratë për Wall Street Journal.

Fraizer shpjegoi se lansimi i “The Beatles: Rock Band” nga EA dhe “Guitar Hero 5” nga Activision Blizzard, ka ndihmuar gjithashtu në rritjen e numrit të shitjeve.

Ajo shtoi se “Halo 3” i Microsoft është emërtuar si loja me shitjen më të madhe prej 1.52 milion kopje, gjersa titulli i Nintendo-së “Wii Sports Resort” ka arritur të shesë 442.000 njësi.

Në ndërkohë, “Madden NFL 10” për Xbox 360 ka arritur të kap vendin e tretë me një numër prej 289.000 kopje të shitura.

LEXO EDHE:  iOS 12 arrin 60% adoptim, Android 9 Pie vetëm 0.1%

Lajmet e fundit>