Biznes

Industria e monedhave kriptografike fiton statusin “vetërregullues” në Japoni

Publikuar , 24 Tetor 2018
0
Leja e dhënë nga FSA u atribuon industrisë të drejtën për të implementuar rregullore që mbrojnë konsumatorin, parandaluar pastrimin e parave dhe caktimin e udhëzimeve operacionale. Industria e monedhave kriptografike fiton statusin “vetërregullues” në Japoni

Agjencia Financiare Japoneze ditën e Mërkure i dha industrisë së kriptomonedhave statusin vetërregullues duke i dhënë Shoqatës Japoneze të Bursave të Monedhave Kriptografike autoritetin për të mbikëqyrur dhe sanksionuar bursat që shkelin ligjet.

Vendimi vjen në një kohë kur qeveria e vendit ka shtuar masat pas dy sulmeve të mëdha që ndodhën në Japoni ndaj monedhave kriptografike.

Leja e dhënë nga FSA u atribuon industrisë të drejtën për të implementuar rregullore që mbrojnë konsumatorin, parandaluar pastrimin e parave dhe caktimin e udhëzimeve operacionale.

Autoritete të ngjashme rregullatore ekzistojnë edhe në industrinë e letrave me vlerë.

Vitin e kaluar Japonia u bë vendi i parë në botë që rregullon monedhat kriptografike duke inkurajuar inovacionin në teknologji dhe siguruar mbrojtjen e konsumatorit.

Busat kriptografike janë të detyruar me ligj të regjistrohen pranë FSA-së.

Japonia është goditur rëndë në 2018-ës nga dy sulme kibernetike të profilit të lartë si hakimi i 530 milionë dollarëve nga Coincheck në Janar dhe 60 milion dollarëve të tjerë nga Tech Bureau në Shtator. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vlera e Bitcoin bie në pikën më të ulët që prej një viti

Lajmet e fundit>