Biznes

Industria e teknologjisë humbi një prej figurave më të rëndësishme

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Tetor 2020
0
Kompania nuk zbuloi pasardhësin, por një prej kandidatëve të mundshëm do të jetë padyshim djali i tij dhe lideri de faktor Jay Y. Lee. Industria e teknologjisë humbi një prej figurave më të rëndësishme

Industria e teknologjisë humbi një prej figurave të saj më të rëndësishme. Samsung zbuloi se Lee Kun-hee është ndarë nga jeta më 25 Tetor në moshën 78 vejçare pasi kaloi 6 vitet e fundit në spital pas një sulmi në zemër.

Kompania nuk zbuloi pasardhësin, por një prej kandidatëve të mundshëm do të jetë padyshim djali i tij dhe lideri de faktor Jay Y. Lee.

Lee Kun-hee lë pas një kompani shumë më të fuqishme se ajo që kishte themeluar ai. Drejtimin e kompanisë e mori në 1987 ndërsa shndërroi biznesin e babait të tij një një fuqi globale njohur si Samsung Electronics.

Ai ishte njeriu më i pasur në Korenë e Jugut me pasuri prej 21 miliardë dollarë. Lee ishte djali i tretë i Lee Byung-chul i cili themeloi Samsung Group në 1938. Ai ju bashkua firmës së familjes në 1968.

Atë kohë Samsung shihej si një kompani e prodhimit të produkteve të lira me cilësi të ulët. Ai mbahet mend për shprehjen e tij në 1993: “Le të ndryshojmë çdo gjë përveç grave dhe fëmijëve tanë.” Më pas firma dogji tërë stokun prej 150 mijë pajisjesh.

Në 2008 u largua nag Samsung pasi u akuzua për evazion fiksal dhe korrupsion. U dënua me tre vite burgim por fitoi faljen presidenciale në 2009.

Ai u rikthye në krye të Samsung Group në 2010 por në 2014-ën pësoi sulmin në zemër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shqiptarët i përdorin kartat bankare jo për të blerë online por për të tërhequr para nga bankomatet

Tags >

samsung