Lajmet

Industria hapësinore do të shkojë në 1 trilionë dollarë deri në 2024

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Maj 2022
Në 2020-ën vlera e ekonomisë hapësinore ishte 424 miliardë dollarë, një rritje me 70% që prej 2010-ës. Investimet private nga kompanitë hapësinore, ka thyer rekord dekadën e kaluar. Industria hapësinore do të shkojë në 1 trilionë dollarë deri në 2024

Industria hapësinore mund të arrijë në 1 trilionë dollarë të ardhura deri në 2024 ndërsa kostot e lëshimeve do të bien me 95% sipas një raporti të Citigroup.

Rënia e kostove do të krijojë më shumë mundësi për rritje dhe inovacion teknologjik duke hapur rrugë shërbimeve të reja si internet satelitor broadband.

Në 2020-ën vlera e ekonomisë hapësinore ishte 424 miliardë dollarë, një rritje me 70% që prej 2010-ës. Investimet private nga kompanitë hapësinore, ka thyer rekord dekadën e kaluar.

Pavarësisht parashikimeve optimiste të Citi, kompania tha se industria ka shumë hapësira për spekulim. Kostoja e lëshimeve në hapësirë llogaritet në dollar për kilogram. Sot kostoja e lëshimeve është mes 16 mijë deri në 30 mijë dollarë për kilogram.

Një prej arsyeve pse kostot po shkojnë poshtë është krijimi i raketave që mund të ripërdoren. Citi parashikon se kostoja për kilogram e lëshimeve në hapësirë do të bjerë në 30 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Internet satelitor i Starlink më shumë se 100 mijë përdorues

Tags >

SpaceX