Lajmet

Influenceri dënohet me 14 vite burgim sepse kishte tentuar të vidhte një domain me forcë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Dhjetor 2019
0
Influenceri Rossi Lorathio Adams, i njohur si Polo, ka disa llogari në Instagram dhe rrjete të tjera sociale. Influenceri dënohet me 14 vite burgim sepse kishte tentuar të vidhte një domain me forcë

Një influencer i media sociale është dënuar me 14 vite burg në SHBA pasi kishte orkestruar një skemë për të marrë nën kontroll domainin që i përkiste një të huaji tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Influenceri Rossi Lorathio Adams, i njohur si Polo, ka disa llogari në Instagram dhe rrjete të tjera sociale.

Llogaritë të cilat Adams filloi ti operonte rreth 2015, përmbanin sjellje seksulae kryesisht me vajza kolegji.

Sipas Washington Post, Adams kishte një llogari Instagrami me 1.5 milionë ndjekës. Por shqetësimi i tij ishte se nuk mund të merrte domainin doitforstate.com e cila ishte në pronësi të një tjetër personi pa lidhje me Adams Ethan Deyo.

Adams kishte tentuar të blinte emrin e domainin përgjatë dy vitesh por kishte dështuar pasi Deyo nuk dëshironte ta shiste.

Pas disa kohësh Deyo ra dakord të shiste domainin për 20,000 dollarë por Adams e konsideroi shumë të lartë. Në vend që të tërhiqej nga blerja e tij, Adams përdori metodën tjetër, intimidimin.

E filloi me një emoji “pistoletë” dërguar një miku të Deyo e madje edhe pagoi një të afërm të tij për ta kërcënuar me armë që të transferonte domainin.

Deyo nën kërcënimin e armëve kishte pranuar të transferonte domainin por situata kishte degjeneruar në përplasje fizike ku Deyo ishte plagosur në këmbë dhe kushëriri i tij në gjoks. Të dy i mbijetuan përplasjes.

Hopkins u dënua me 20 vite burgim. /PCWorld Albanian

 

LEXO EDHE:  Maqedonia bëhet me portal kombëtar të shërbimeve elektronike