Harduer

Infografik: Industria e HDD-ve

Publikuar , 27 Gusht 2013
0
Infografik: Industria e HDD-ve

Në infografikun e mëposhtëm do të shohim historinë e hard disqeve dhe mënyrën se si ia ka dalë ajo të plotësojë kërkesat dhe nevojat e njerëzve në aspektin e kujtesës dixhitale. Në vitin 1956 IBM zbuloi RAMAC, sistemin e parë komercial për ruajtje.

Ai ishte i madh sa dy frigoriferë së bashku, ruante vetëm 5 MB dhe kushtonte rreth 50 000 $. Pavarësisht këtyre specifikimeve tepër të dobëta, ai i hapi rrugën një segmenti të ri në biznes, i cili pas disa vitesh do të transformonte totalisht botën e kompjuterit si dhe do t’i jepte një tjetër pamje gjithë industrisë së IT-së.

Në vitin 2013 industria e hard disqeve ka ndryshuar dhe është rritur në shumë forma. Disa prej tyre janë shpejtësia e përpunimit dhe transmetimit, kostoja, kapaciteti etj. Të ardhurat nga hard disqet në vitin 2012 tejkaluan produktin e brendshëm bruto (GDP) e Kenias (37.5 miliardë $).

Në vitin 2012 u prodhuan 578.5 milionë hard disqe, pra mbi 1.6 milionë në ditë ose 19 hard disqe çdo sekondë. Në 10 vitet e kaluara janë dërguar për shitje rreth 5 miliardë disqe.

Zhvillimi i teknologjive të reja si dhe investimi në sektorin e kërkimit dhe zhvillimit (R&D) kanë bërë që me kalimin e viteve të kompresohen gjithmonë e më shumë të dhëna në një sipërfaqe disku. Për shembull, në një sipërfaqe prej 1 inch në katror në vitin 2012 mund të futen 780 GB të dhëna, ndërkohë që pritet që kjo shifër të arrijë në 1560 GB në vitin 2016.

Çmimi për GB është ulur ndjeshëm nga disa vite më parë. Për shembull, në vitin 1996, 1 GB kushtonte 1000 $ ndërsa në vitin 2013 ajo kushton 0.1 $. Në ditët e sotme, hard disqet gjenden kudo,, nga kompjuteri e deri tek makina jonë.

LEXO EDHE:  Shënjestra e radhës së Bashkimit Evropian janë platformat dhe publikuesit e video lojërave

Ato përfaqësojnë një vend të rëndësishëm në botën dixhitale. Trendi i përgjithshëm vazhdon të ndikojë pozitivisht në përfitimet e përdoruesve, duke u ofruar atyre çmime jashtëzakonisht të përballueshme. (PCWorld Albanian)

P

Lajmet e fundit>