Lajmet

Infografik: Kumari online në shifra

Publikuar , 26 Tetor 2013
0
Infografik: Kumari online në shifra

Kumari online përbën një ndër sektorët që po rriten me më shumë shpejtësi në botë. Njerëzit tashmë mund të kryejnë pjesën më të madhe të punëve në smartfon apo tablet dhe një prej tyre mund të jenë edhe lojërat me letra dhe bastet, ndër shumë të tjera.

Në infografikun e mëposhtëm tregohet se si kanë ecuria e këtij biznesi fitimprurës gjatë 10 viteve të fundit.

Në vitin 2012, kjo industri regjistroi një fitim prej rreth 21 miliardë $. Pjesën më të madhe e përbënin bastet sportive (53%), më pas renditej kazinoja me 25.4%, pokeri me 14% dhe bingoja me 7.4%.

Në të gjithë botën, kampionati që tërheq më tepër përdoruesit, është Premier League angleze, për shkak të shumë lojtarëve të huaj që luajnë atje. Më pas vjen kampionati belg, Serie A italiane, Bundesliga gjermane dhe Primeira Liga portugeze.

Pokeri online, së bashku me derivimet e tij, është një ndër lojrat më të luajtura. Edhe bingoja nuk mbetet pas. Në këtë fushë, 85% e pjesëmarrësve janë femra. Grupmosha më e ndeshur është 50 – 54 vjeç. (PCWorld Albanian)

infographic online

LEXO EDHE:  Japonia prodhon medaljet e Lojërave Olimpike nga 80 mijë ton pajisje elektronike të ricikluara

Lajmet e fundit>