Lajmet

Informacion i rrjedhur mbi Windows 8 dhe 9: do të jenë SO 128-bitëshe

Publikuar , 08 Tetor 2009
0
Informacion i rrjedhur mbi Windows 8 dhe 9: do të jenë SO 128-bitëshe

Duket se Robert Morgan, Kreu i Kërkimit dhe Zhvillimit tek Microsoft ka lënë një koment jo pak intrigues në profilin e tij Linkedln. Sipas komenteve të tij, duket se kernel-i i Windows 8 dhe 9 është i bazuar në një arkitekturë 128 bit, pra SO-ja i ardhshëm i Microsoft, përsëri duket se nuk do të jetë ekskluzivisht 64-bit.
“Jam duke punuar në departamentin e sigurisë së lartë që përfshin planifikim strategjik për projekte afatmesëm dhe afatgjatë. Projekte Kërkimi dhe Zhvillimi të cilat përfshijnë kompatibilitet me arkitektura 128 bit për Windows 8 dhe Windows 9 . Për këtë jemi duke krijuar marrdhënie me partnerë të mëdhenj si: Intel, AMD, HP dhe IBM” -Robert Morgan, LinkedIn Profile.
Sa do të konkretizohet ky kërkim, vetëm koha do ta tregojë. Fakti është se arsyeja kryesore e kalimit nga 32 në 64 bit, ishte kërkesa urgjente për mbështetjen e më shumë RAM-i, i cili tashmë është në nivele të kënaqshmë. Mund ta kuptojmë në skenarin e serverave, por se cila është arsyeja kryesore e një sistemi 128 bit për konsumatorë, kjo mbetet ende për tu parë.

LEXO EDHE:  SHBA i ndalojnë hyrjen një studenti pasi i kontrolluan postimet në rrjete sociale

Lajmet e fundit>