Ja se si

Informata nga Twitter, aty ku po lexoni

Publikuar , 15 Korrik 2010
0
Informata nga Twitter, aty ku po lexoni

Megjithatë kohë pas kohe, në artikuj të lidhur me ndonjëerin perj këtyre figurave, ata mund të mos kenë mundësin për të flasur për veten e tyre apo artikulli mund të mos ofrojë një link direkt tek ai person apo llogari e tij në Twitter, për të shikuar se çfarë ka ai për të thënë.

Këtu na paraqitet Tweetbeat Firsthand, që është një shtojcë për shfletues dhe që ju lejon të kaloni me shpejtësi tek cicërimat e dikujt në Twitter që veçse po përmendet në ueb, pavarësisht nëse ju keni apo nuk keni llogari në Twitter.

Tweetback Firsthand
punon me Firefox dhe Chrome dhe përkrah Windows XP, Vista dhe 7, Mac OS X dhe Linux. Në momentin që ju instaloni shtojcën për shfletues, aplikacioni shton një ikon të twitter afër emrit të cilitdo person, kompani apo ueb faqe që ka llogarinë e saj në Twitter, pavarësisht nëse ueb faqja që ju po lexoni ka një lidhje në Twitter.

Nëse shihni ikonën e kaltër të Twitter në një ueb faqe, thejshtë afrohuni me mi tek ajo ikonë dhe një kuti e vogël pop-up do të paraqitet dhe do të tregojë emrin e tyre në Twitter, ikonën e tyre dhe disa prej cicërimave të tija më të fundit. Ju mund të zgjidhni më pas të kaloni direkt në faqen e tij/saj në Twitter në mënyrë direkte nëse dëshironi të lexoni më shumë. Nëse faqja ka personin e gabuar, ju mund ta raportoni duke klikuar “Not the Right Twitter ID?”,, që gjithashtu gjendet në kutin pop-up.

Tweetbeat Firstand në veçanti është i dobishëm nëse ju përdorni Twitter si një burim të informacionit në gjërat që ju interesojnë më shumë. Në momentin që keni filluar me përdorimin e shtojcës, ju do të gjeni se shumica e faqeve që lexoni duke përfshirë edhe faqen që po lexoni tani, përkatësisht PCWorld Albanian, do të paraqiten me më shumë llogari në Twitter sesa që keni imagjinuar. Madje do të keni rastin të gjeni edhe llogari në Twitter për disa blog e faqe që nuk e keni ditur se kanë diçka të tillë.

LEXO EDHE:  Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

E pas tërë kësaj që u tha më lart, ju që e përdorni Twitter mos harroni të na përcillni cicërimat tona në twitter.com/pcworldalbanian, përmes së cilës do të mund t’i kuptoni lajmet më të fundit me shepjtësi.

Lajmet e fundit>