Analiza

Inkjet me ngjyra që ofrojnë nivele të ndryshme leverdie

Publikuar , 11 Shkurt 2010
0
Inkjet me ngjyra që ofrojnë nivele të ndryshme leverdie

Por Inkjet-ët nuk janë të gjithë njëlloj; tri modelet e reja që analizuam këtë javë janë mjaft pranë në çmim, por nuk mund të ishin më larg për sa u përket opsioneve, performancës dhe kostos afatgjatë.

Photosmart D7560 e HP kushton vetëm $149 e përsëri ofron një LCD touchscreen në panelin e kontrollit, një mori vendesh për karta dhe hyrje USB dhe një mekanizëm për printimin e CD-ve dhe DVD-ve. Cilësia e printimit ishte mbresëlënëse në testet tona dhe shpejtësia mjaft e mirë. Megjithëse është një printer me çmim mesatar, ju ofron shumë për atë që paguani — sidomos nëse përdorni bojërat e tij me efiçencë të lartë.

Ashtu si D7560-a, Canon Pixma iP4600 është krijuar për tregun e printimit të fotove në shtëpi. Ai debuton në vendin e tretë në klasifikimin tonë. Por ky model, i cili kushton vetëm $100, paraqet disa kompromise. Vlerësuam cilësinë e fotove të tij, shpejtësinë dhe bojërat, të cilat kanë çmimin e duhur. Nga ana tjetër, printimi në letër të thjeshtë ishte shumë i ngadaltë. Megjithëse është një printer fotosh, nuk ofron vende për hyrje multimediale.
WorkForce 40 i Epson, në vend të katërt, është konceptuar për zyra të vogla dhe shtëpi. Ai zë një vend në 5 më të mirët tanë për një arsye të madhe: ishte çmendurisht i shpejtë në printimin e tekstit të thjeshtë në testet tona, duke nxjerrë shifrën e pabesueshme prej 18.4 faqesh për minutë. Printeri i dytë më i shpejtë që testuam arrinte vetëm 13.8 faqe për minutë. WorkForve 40 ka gjithashtu konektivitet shumë të mirë (USB, ethernet, Wi-Fi), dhe një çmim të ulët blerjeje prej 130$.

Pra çfarë problemi ka këtu? Çdo gjë tjetër. Shumë zyra të vogla apo zyra shtëpie kanë buxhete të ulëta por bojërat standarde, kurse ato me efiçencë të lartë të WorkForve 40 janë shumë të shtrenjta; vetëm ngjyra e zezë me efiçencë ekstra të lartë sjell ndonjë kursim të ndjeshëm. Printeri prodhon imazhe me pamje kokrrizore në letrën normale që përdoret më shumë nga zyrat.

LEXO EDHE:  Nuk ndalet rënia e numrit të përdoruesve të shërbimeve celulare në Shqipëri

Nëse këto tri modele na mësojnë diçka, kjo është se edhe zgjedhja e një printeri të zakonshëm Inkjet nuk është e thjeshtë. Të paktën zgjidhni një printer që ndjek kërkesat tuaja të printimit. Nëse printoni shumë, shikoni për një model me bojëra të veçuara ose me efiçencë të lartë. Nëse printoni relativisht pak, mund t’ju mjaftojnë bojërat me efiçencë normale — por mos harroni gjithsesi se ato janë më të shtrenjtat për faqe.

Lajmet e fundit>