Biznes

Inmarsat dhe Panasonic bashkëpunojnë për të sjellë internet në fluturimet ajrore

Sep 20 2018
0 Shpërndarje
Air New Zeland ishte kompania e parë që integroi shërbimet e Inmarsat në 2016-ën. Inmarsat dhe Panasonic bashkëpunojnë për të sjellë internet në fluturimet ajrore

Kompania satelitore Britanike Inmarsat tha se ka nisur një bashkëpunim me kompaninë Japoneze Panasonic Avionics për të ofruar shërbim interneti gjatë fluturimeve ajrore.

Një marrëveshje 10 vjeçare, Inmarsat do të jetë furnizuesi kryesor me konektivitet i Panasonic përmes sinjalit satelitor Ka-Band.

Air New Zeland ishte kompania e parë që integroi shërbimet e Insmarsat në 2016-ën.

Ofrimi i shërbimeve të internetit gjatë fluturimeve ajrore është shndërruar në një biznes mjaft fitimprurës për Inmarsat.

Kjo kompani gjithashtu ofron shërbimi komunikimi për qeveritë dhe kompanitë e logjistikës. /PCWorld Albanian

Tags >

Insmarsat
Lajmet e fundit>