Lajmet

Instagram aplikon masa të reja për verifikimin e moshës së përdoruesve nën 18 vjeç

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Qershor 2022
Këtyre përdoruesve aktualisht ju kërkohet të ngarkojnë foton e kartës së identitetit për të provuar moshën por kjo qasje ka rreziqet e veta të privatësisë dhe sigurisë që mund ta bëjë të pa pëlqyeshme për shumë. Instagram aplikon masa të reja për verifikimin e moshës së përdoruesve nën 18 vjeç

Instagram do të fillojë testimin e një verifikimi më të fortë të moshës për herë të parë ku ju kërkon përdoruesve të cilët përpiqen të ndryshojnë moshën e tyre nga nën 18 vjeç në mbi 18 vjeç të ngarkojnë ose një video selfie për verifikim të moshës ose të dëshmitarë në moshë të madhe.

Masat e reja të Instagram kanë filluar të bëhen të disponueshme në SHBA dhe do të aplikohet vetëm për përdoruesit të cilët kanë lënë të kuptohet se janë nën 18 vjeç dhe përpiqen të ndryshojnë datëlindjen e tyre në mënyrë që të fitojnë akses në disa funksione të kufizuara sipas moshës.

Këtyre përdoruesve aktualisht ju kërkohet të ngarkojnë foton e kartës së identitetit për të provuar moshën por kjo qasje ka rreziqet e veta të privatësisë dhe sigurisë që mund ta bëjë të pa pëlqyeshme për shumë.

Me opsionet e reja një përdorues ngarkon një video selfie e cila ndahet me startupin e verifikimit të moshës Yoti. Kompania Britanike përdor shembuj imazhesh për të përllogaritur moshën e personit që ngarkon videon përpara se ta fshijë më pas nga serverët.

Opsioni i dytë është tu drejtohet të mëdhenjve në moshë. Brenda tre ditësh duhet të gjejnë tre ndjekës të përbashkët mbi 18 vjeç për të konfirmuar moshën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook dhe Instagram lejojnë gjuhën e dhunës dhe urrejtjes kundër Rusisë