Lajmet

Instagram bën lëvizjen më të madhe për të rivalizuar YouTube

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Maj 2020
0
Të dy këto funksione janë në YouTube prej kohësh por rrjeti social në pronësi të Facebook synon të rrëmbejë pjesë të tij. Instagram bën lëvizjen më të madhe për të rivalizuar YouTube

Instagram ndërmori sot një hap agresiv për të sfiduar platformën më popullore në botë të videove YouTube. Rrjeti social nisi testimet me një seri funksionesh të reja me të cilat influencerët mund të fitojnë para nga videot e tyre.

Konkretisht reklamat komerciale po vinë në videot e IGTV (Instagram TV) me krijuesit të cilët mund të shesin “simbolet” gjatë një transmetimi live.

Të dy këto funksione janë në YouTube prej kohësh por rrjeti social në pronësi të Facebook synon të rrëmbejë pjesë të tij.

Reklamat e IGTV do të shfaqen që nga kjo javë për një numër të kufizuar llogarish e përdoruesish prandaj shumë prej jush mund të mos i shikojnë ato.

Reklamat mund të jenë deri në 15 sekonda të gjata dhe shfaqen kur një përdorues klikon mbi një video që shfaqet në kohështrirjen e Instagram për ta parë atë në IGTV.

Së fundi Facebook planifikon të ndajë të ardhurat e gjeneruara prej tyre në një mënyrë të ngjashme siç bën YouTube ku krijuesit do të marrin 55% të tyre.

Në transmetimet live përdoruesit të cilët do të shesin “simbolet” në fillim do të mbajnë 100% të të ardhurave ndërsa në të ardhmen pritet të jetë subjekt ndryshimesh.

Gjithashtu yjet e Instagram do të mund të shesin produktet e tyre gjatë transmetimeve live, një opsion ka për tu bërë i disponueshëm në muajt në vijim.

Risitë e reklamimit vinë dy vite pasi Instagram lançoi IGTV për të rivalizuar YouTube ndërsa kohët e fundit është vënë në vështirësi nga TikTok i cili po eksperimenton me funksione monetizimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Monedha e Facebook pjesë e diskutimeve të ministrave të financave të G20-ës