Lajmet

Instagram bën ndryshimin e madh në IGTV

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Maj 2019
0
E gjitha kjo punë kishte shumë pak shpërblim në këmbim. Shikimet ishin më të pakta sesa krijuesit prisnin, edhe pse u rrit pasi Instagram i lejoi ti publikonin videot IGTV në kohështrirjet e tyre në Instagram. Instagram bën ndryshimin e madh në IGTV

Instagram nuk do të favorizojë më vetëm videot vertikale. Kompania lajmëroi ditën e sotme se formati i përdorur gjerësisht në IGTV, tashmë do të mbështesë edhe videot horizontale.

Deri më sot kompania lejonte vetëm ato vertikale dhe ishte tipari në fokus kur debutoi vitin e kaluar. Instagram tha se ndryshimi erdhi pas feedbackut të krijuesve sepse disa shikues që gjenin videot horizonte nuk mund ti shikonin dot në ekran të plotë.

IGTV (InstagramTV) ka hasur vështirë për bërë të njëjtin impakt që TikTok ka arritur. Një rol për të luajtur në këtë drejtim kanë pasur videot vertikale.

Për krijuesit të cilët publikojnë fillimisht në YouTube, publikimeve videove në IGTV kërkonte krijimin e një video krejtësisht të re të përmbajtjet të tyre ose ta filmonin në format tjetër.

E gjitha kjo punë kishte shumë pak shpërblim në këmbim. Shikimet ishin më të pakta sesa krijuesit prisnin, edhe pse u rrit pasi Instagram i lejoi ti publikonin videot IGTV në kohështrirjet e tyre në Instagram.

Edhe pse Instagram po sakrifikon një pjesë integrale të markës IGTV siç është videoja vertikale, mund të inkurajojë krijuesit të publikojnë përmbajtjet e tyre IGTV në disa platforma. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nokia është lideri kur bëhet fjalë për përditësimet Android

Lajmet e fundit>