Lajmet

Instagram e bën të detyrueshme deklarimin e moshës

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Dhjetor 2019
0
Tashmë përdoruesve do tu kërkohet të vendosin moshën e tyre ndërsa ata që janë nën 13 vjeç nuk do të lejohen për tu regjistruar. Instagram e bën të detyrueshme deklarimin e moshës

Instagram nuk do të bëjë më “budallain” në lidhje me moshën e përdoruesve. Pas nëntë vitesh, Instagram më në fund do të marrë për sipër përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijët nga problemet që burojnë prej rrjeteve sociale.

Tashmë përdoruesve do tu kërkohet të vendosin moshën e tyre ndërsa ata që janë nën 13 vjeç nuk do të lejohen për tu regjistruar.

Megjithatë kompania nuk do tu kërkojë përdoruesve ekzistues të verifikojnë moshën e tyre duke injoruar fëmijët që mund të jenë regjistruar në mesin 1 miliardë përdoruesve.

Instagram ka dështuar të mbrojë përdoruesit nën moshë dhe me sukses ka shmangur gjobën 40,000 dollarëshe të Aktit për Privatësinë e Fëmijëve Online në shtetet e Bashkuara.

Ky akt e ndalon grumbullimin e të dhënave për fëmijët nën moshën 13 vjeç. Facebook, Snapchat dhe TikTok u kërkojnë përdoruesve të deklarojnë moshën e tyre që nga momenti i regjistruimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook rrezikon një gjobë prej 3 miliardë dollarësh