Softuer

Instagram edhe për Android

Publikuar , 03 Prill 2012
0
Instagram edhe për Android

Aplikacioni mjaft gjerë i njohur për fotografi shumë shpejt ishte përhapur tek shumë përdorues të sistemit operativ iOS, po nuk kishte qenë në platformën për smartphone të Google. Aplikacioni funksionon me versionet Android 2.2 (Froyo) dhe më sipër dhe mundëson shpërndarjen e fotografive në Facebook, Twitter, Tumblr dhe Foursquare. Mundësia për të bërë shpërndarjen edhe në Flickr, faqja e aplikacionit thotë që është “duke ardhur shumë shpejt”.

Një vëzhgim i shpejt në vlerësimet e bëra në treg tregojnë që njerëzit e pëlqejnë aplikacionin për Android. Aplikacioni ka një vlerësim prej 4.3, që paraqet vlerën mesatare të vlerësimit të dhënë nga 5,400 vëzhgime.

Shumica e vëzhgimeve e çmojnë ndërfaqen e pastër dhe veçoritë e lehta për të bërë shpërndarje që e kanë bërë aplikacionin Instagram si mjaft të përdorshëm në iPhone. Në anën tjetër, kritikët thonë që ata kishin pasur probleme me aplikacionin e ri i cili kishte ngecje dhe ata dëshironin që në këtë version të aplikacionit Instagram të shihnin disa nga veçoritë e versionit për iOS – si një llojllojshmëri më e gjerë e filterëve – e bartur tek platforma e re. Të tjerët duan që ta shohin këtë aplikacion të ridizajnuar estetikisht për përdoruesit në Android./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Zyrtarizohet "Dark Mode" në aplikacionin Messenger

Lajmet e fundit>