Blog

Instagram etiketon mediat nën kontrollin shtetëror

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Tetor 2020
0
Instagram etiketon mediat nën kontrollin shtetëror

Javën e kaluar Instagram filloi të etiketonte mediat shtetërore pas aprovimit të një politike të re nga kompania mëmë Facebook në Qershor.

Fillimisht të disponueshme në SHBA, përdoruesit do ti shohin këto etiketa të shfaqen në profile faqesh dhe postime. Duke klikuar mbi përdoruesit shkojnë në një faqe suporti ku gjejnë më shumë informacione rreth politikës.

Një shembull i etiketimit është postuar ai i medias redfish apo inthenow të cilat tregohen si të kontrolluara nga Rusia.

Instagram etiketon faqet dhe postimet të cilat mendon se janë pjesërisht ose plotësisht nën kontrollin editorial të qeverisë bazuar në kërkime të vetë rrjetit social. Facebook planifikon të shtojë etiketa të tilla edhe për reklamat Instagram.

Kur kompania e prezantoi për herë të parë, tha se ishte konsultuar me 65 ekspertë për të vendosur kritere të cilat përcaktojnë nëse media është nën kontroll shtetëror. Mediat kanë mundësi të apelojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lëvizja e fundit e Facebook lajm i mirë për privatësinë e përdoruesve