Analiza

Instagram ka tashmë 300 milion përdorues aktivë

Publikuar , 11 Dhjetor 2014
0
Instagram ka tashmë 300 milion përdorues aktivë

insta3Rrjeti social Instagram duket se po fiton shumë terren duke shënuar më shumë se 300 milion përdorues aktivë, të cilët çdo ditë postojnë foto dhe video në këtë rrjet. Ky numër përdoruesish ka kaluar madje edhe rrjetin social Twitter, por është ende larg numrit të përdoruesve të Facebook, i cili në fakt e zotëron Instagram-in.

Kujtojmë edhe lançimin në gusht të Hyperlapse, aplikacionit i cili dhuronte video shumë të bukura dhe deri në njëfarë mënyre solli që përdoruesit të bëheshin disi të varur ndaj tij duke u dhënë atyre një arsye më të mirë pse të postonin video.

Duhet ta keni vënë re tashmë lajmërimin më të ri i cili njofton se numri i ndjekësve tuaj mund të ulet, dhe kjo gjë bëhet pasi skuadra e Instagram po bën pastrimin dhe fshirjen e llogarive spam. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ju pëlqen apo jo videot e IGTV do të pushtojnë Instagramin tuaj

Lajmet e fundit>