Biznes

Instagram kundër promovimit të kirurgjisë kozmetike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Tetor 2019
0
"Ne i rivlerësojmë politikat tona dhe duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit", tha një zëdhënës i platformës online për shpërndarjen e fotografive. Instagram kundër promovimit të kirurgjisë kozmetike

Instagram-i do t’i heqë të gjithë filtrat që promovojnë kirurgjinë kozmetike, për shkak të shqetësimeve se ato dëmtojnë shëndetin mendor të njerëzve.

Hulumtimet kanë sugjeruar se filtrat, që ndryshojnë fytyrën, mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më keq në lidhje me mënyrën se si duken, raporton BBC.

Instagrami, i cili zotërohet nga Facebook-u, tha se ndalesa synon të promovojë mirëqenien.

“Ne i rivlerësojmë politikat tona dhe duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit”, tha një zëdhënës i platformës online për shpërndarjen e fotografive.

Instagram-i tha se nuk e di saktësisht se sa kohë do të marrë heqja e të gjithë filtrave.

Muajin e kaluar, kjo platformë ka vendosur t’i fshijë postimet e dietave dhe të kirurgjisë kozmetike, pas këshillimeve me ekspertë të mediave sociale.

Në muajin shkurt, ndërkaq, Instagram-i ka larguar edhe imazhet grafike të vetëdëmtimit, nga shqetësimet se ato ndikojnë keq te të rinjtë.

LEXO EDHE:  A është ky fundi i kohështrirjes së Facebook?

Lajmet e fundit>