Lajmet

Instagram lançon një panel të dedikuar për llogaritë e biznesit dhe krijuesve

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Janar 2021
Kohët e fundit aplikacioni ka shtuar vazhdimisht opsione për ata që përdorin platformën për blerje. Instagram lançon një panel të dedikuar për llogaritë e biznesit dhe krijuesve

Instagram është duke punuar në një veçori për bizneset dhe influencerët. Aplikacioni do të shtojë një panel profesional ku bashkohen të gjitha mjetet e biznesit në një hapësirë të dedikuar në aplikacion.

Paneli i ri është për këdo që përdor Instagram në mënyrë profesionale dhe ofrohet për llogaritë e biznesit dhe krijuesve. Krijuesit do të shohin bashkëpunimet e tyre dhe funksionet e tjera të monetizimit ndërsa një restorant apo biznes mund të gjurmojë më mirë reklamat dhe të përdorë funksionet e shitblerjes.

Paneli gjithashtu tregon informacione analitike së bashku me lidhje për tutoriale dhe artikuj të tjerë të dobishëm. Funksionet që përmendëm nuk janë diçka e re për Instagram por tani do ti gjeni në një hapësirë të vetme.

Kohët e fundit aplikacioni ka shtuar vazhdimisht opsione për ata që përdorin platformën për blerje. Platforma është kritikuar nga përdoruesit e saj më popullor sepse nuk ofron mënyra për të fituar para. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në Francë nëse uebsajtet nuk heqin një përmbajtje të konsideruar të jashtëligjshme gjobiten me 1 milionë euro