Biznes

Instagram lançon statistikat për videot live dhe Reels

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Maj 2021
Me informacionet e reja që po vinë, përdoruesit mund të shohin sesa pëlqime, shikime, komente, ruajtje apo shpërndarje kanë marrë videot me metrazh të shkurtër Reels. Instagram lançon statistikat për videot live dhe Reels

Përdoruesit e Instagram me llogari biznesi ose krijuesish mund të aksesojnë statistika të reja të cilat tregojnë ecurinë e postimeve të tyre.

Rrjeti social ju jep atyre akses në më shumë të dhëna me lançomin e statistikave për Reels dhe Videot Live.

Ndërsa këto të fundit kanë qenë pjesë e platformës prej ca kohësh, Reels janë një risi ende. Vetëm vitin e kaluar pas disa testimesh, kompania lançoi alternativën e TikTok prej Instagram.

Me informacionet e reja që po vinë, përdoruesit mund të shohin sesa pëlqime, shikime, komente, ruajtje apo shpërndarje kanë marrë videot me metrazh të shkurtër Reels.

Për videot live këto statistika tregojnë numrin e komenteve dhe shpërndarjeve që kanë marrë. Për më tepër Instagram ka përditësuar faqen Account Insights, që mund të aksesohet duke tërhequr në cepin e djathtë lart.

Përdoruesit mund të rënditin përmbajtjen sipas shtrirjes dhe ndërveprimit duke parë se ku audienca e tyre është më efektive.

Së shpejti këto informacione do të vinë edhe në desktop në një të ardhme të afërt. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Banka Botërore refuzon përdorimin e Bitcoin si monedhë zyrtare nga shteti i El Salvadorit