Lajmet

Instagram me 90 milionë përdorues aktivë mujorë

Publikuar , 21 Janar 2013
0
Instagram me 90 milionë përdorues aktivë mujorë

Aplikacioni për shpërndarje të fotografive, Instagram, është duke postuar numra që tregojnë se fotografia e këtij shërbimi është në vëmendje këto ditë.

Një muaj pasi që kishte një makth për rregullat e shërbimit, është duke raportuar që ka 90 milionë përdorues aktivë mujorë.

Instagram thotë gjithashtu që përdoruesit e vet ngarkojnë në rrjetin shoqëror 40 milionë fotografi në ditë.

Për më tepër, çdo sekondë ata pëlqejnë 8,500 fotografi dhe i bëjnë 1,000 komente rreth tyre.

Statistikat janë lajme të mira duke e ditur për turbullirën që u bë muajin e kaluar kur Instagram duhej të reagonte pasi që lëshoi një përditësim të pa popullarizuar për rregullat e veta të shërbimit.

Në fjalë ishin shqetësimet nëse Instagram do të mund të shiste fotografitë e juaja që të mund të përdoren në reklama pa lejen tuaj ose pa kompensim, ashtu siç dukej se tregonte rregulli.

Përdoruesit e profilit të lartë të Instagram-it kishin kërcënuar me braktiske të faqes dhe shumë përdorues eksportuan fotografitë dhe mbyllën llogaritë e tyre. (PC World Albanian)

instagram

LEXO EDHE:  A kufizon Instagram shtrirjen e postimeve?

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>