Lajmet

Instagram më në fund lejon postimin nga shfletuesit në kompjuter

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Tetor 2021
Nga dita e sotme përdoruesit mund të krijojnë postime dhe reels në formë bashkëpunimi me përdorues të tjerë. Instagram më në fund lejon postimin nga shfletuesit në kompjuter

U deshën vite që rrjeti social Instagram tu mundësonte përdoruesve të postojnë nga desktopi. Platforma do të dërgojë disa përditësime ku nga 21 Tetori përdoruesit në mbarë botën mund të postojnë foto dhe video nën 1 minutë nga shfletuesi i kompjuterit të tyre.

Jo vetëm që është e dobishme për përdoruesit të cilët nuk përdorin në moment telefonin por edhe bizneset dhe entuziastët të cilët duan të shfrytëzojnë kamerat e tyre profesionale.

Përditësime për përdoruesit mobilë po vinë gjithashtu. Nga dita e sotme përdoruesit mund të krijojnë postime dhe reels në formë bashkëpunimi me përdorues të tjerë.

Mjafton të ftoni dikë tjetër për ti përfshirë në postim. Ndjekësit e të dy përdoruesve do të shohin postimin e madje pëlqimet, shikimet dhe komentet e të dyja palëve shkrihen së bashku.

Më 20 Tetor një testim tjetër ju jep mundësi organizatave jofitimprurëse të grumbullojnë donacione. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google kopjon në Android 12 një prej risive të Apple