Softuer

Instagram merr dy milionë përdorues brenda muajit

Publikuar , 02 Dhjetor 2011
0
Instagram merr dy milionë përdorues brenda muajit

Nëse ndokush mund të ketë të drejtën për të folur për dizajnin në ceularë, atëherë padyshim që këta janë themeluesi e nismës së famshme, e cila kishte një vit të shkëlqyer dhe sipas Krieger, Instagram ka arritur suksesin duke shtuar dymbëdhjetë milionë përdorues në dymbëdhjetë muaj dhe një tjetër dy milionësh në muajin nëntor (në fillim të muajit nëntor ishin 12 milionë shkarkime dhe Krieger sapo pranoi që tani janë 14 milionë sosh).

“Unë shpesh mendoj për përvojën në celular si mbushje të hapësira derisa prisni. Dhe askush nuk dëshiron që të presë më tej derisa presin,” tha Krieger, duke theksuar që dizajni duhet të jetë një veçori e shpejtësisë. Krieger tha që ishin tre faktorë që duhet të mirren parasysh kur ndërtohet një aplikacion të cilin do të mund ta duan përdoruesit: shpejtësia, bukuria dhe komunikimi.

Duke pasur vëmendjen tek shpejtësia, Krieger i këshilloi zhvilluesit që të:

1. Kryejnë veprime me optimizëm

2. Ofrojnë përmbajtje të parangarkuar

3. Bëjnë bita (ang. bits) kur askush nuk është duke shikuar komunikimin dhe hijeshinë e shpejtësisë

Krieger tha që lëshimi i iPhone 4S kishte mjaft shumë të bënte me statistikat për numrin e shkarkimeve, për më tepër edhe gjatë ditës së falënderimeve (ang. Thanksgiving day), ku aplikacioni po shihte angazhime të 50 fotografive gjatë sekondat./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Google Drive vjen me dizajnin material në Android dhe iOS

Lajmet e fundit>