Lajmet

Instagram mund të jetë duke testuar efekte të reja në aplikacion

Publikuar , 30 Prill 2018
0
Ndërkohë që opsionet janë të pakonfirmuara deri më tani, është të paktën një lajm i mirë që Instagram po mendon për përmirësimin e platformës me disa nga këto ndryshime. Instagram mund të jetë duke testuar efekte të reja në aplikacion

Një buton “mute” dhe një mori karakteristikash të tjera mund të jenë opsionet e reja të Instagram. Përdoruesi i Twitter @wongmjane ka postuar rreth testeve të ndryshme që Instagram ka kryer ose po kryer aktualisht. Jane Wong është me sa duket një student i shkencave kompjuterike që duket të jetë duke kërkuar përmes kodeve të aplikacionit.

Instagram deklaroi se nuk ka “asgjë për të ndarë në këto momente”, lidhur me testet e dukshme. Ndërkohë që opsionet janë të pakonfirmuara deri më tani, është të paktën një lajm i mirë që Instagram po mendon për përmirësimin e platformës me disa nga këto ndryshime.

Më poshtë po japim disa nga opsionet e reja që supozohet të zbulohen nga Instagram:

  • Reagimet për stories – me sa duket njerëzit mund të reagojnë live në instastory ashtu siç ndodh në Facebook

  • Regjistrimi në modalitetin Slow-Mo – çdo bloger është i apasionuar pas modalitetit slow-mo dhe ky opsion do tu vijë për ndihmë të gjithë atyre që nuk e kanë këtë opsion në telefon apo thjesht nuk duan të përdorin opsionin e telefonit.

  • Butoni ‘mute’ për profilet – më në fund mendohet të sillet opsioni ku mund të zgjidhet të mos shikohen postimet e një profili pa qenë nevoja të fshihet komplet

  • Instastory mund të vendosen në një kalendar – për momentin egziston një arkiv i thjeshtë i postimeve të vjetra që nuk është shumë i lehtë të navigohet. Mendohet që Instagram do të sjellë kalendarin e postimeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nga 1 Korriku 2021 zerohen tarifat roaming Shqipëri-Kosovë

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>