Lajmet

Instagram në sulm kundër pëlqimeve dhe komenteve fallco

Nov 20 2018
0 Shpërndarje
Që nga lançimi në 2010-ën, Instagram është shndërruar në mjet shumë i rëndësishëm për influencerët të cilët përpiqen të grumbullojnë audienca të mëdha për tu paguar më pas nga reklamimi. Instagram në sulm kundër pëlqimeve dhe komenteve fallco

Platforma shumë popullore e shpërndarjes së fotografive Instagram prezantoi një nismë të re e cila do të shenjestrojë pëlqimet dhe komentet e rreme.

Kompania tha se kanë zhvilluar mjete të cilat mund të identifikojnë llogari të cilat përdorin aplikacione dhe shërbime për të gjeneruar popullaritet artificial.

Çdo llogari e cila bën këtë gjë do të paralajmërohet dhe do ti kërkohet të ndryshojë fjalëkalimin.

Që nga lançimi në 2010-ën, Instagram është shndërruar në mjet shumë i rëndësishëm për influencerët të cilët përpiqen të grumbullojnë audienca të mëdha për tu paguar më pas nga reklamimi.

Pagesat e kësaj forme përcaktohen sipas madhësisë së audiencës.

Kështu ata janë drejtuar nga aplikacionet e palëve të treta për të gjeneruar sa më shumë ndjekës qoftë edhe ndjekës artificialë.

Këto shërbime zakonisht kërkojnë prej përdoruesve të tyre të japin informacionet private të kyçjes, diçka që Instagram thotë se shkel udhëzimet komunitare dhe kompromenton sigurinë individuale.

Instagram u ble nga Facebook në 2012 pën 1 miliardë dollarë dhe vijoi të rritej në popullaritet me kalimin e viteve.

Në Shtator themeluesit e Instagram u larguan nga kompania pas tensioneve me Zuckerberg. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>