Lajmet

Instagram ofron një mënyrë për të fshirë individualisht foto dhe video në karusel

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Nëntor 2021
Funksionaliteti aktualisht ofrohet vetëm në iOS dhe po vjen së shpejti në Android. Instagram ofron një mënyrë për të fshirë individualisht foto dhe video në karusel

Që prej 2017-ës Instagram ka lejuar përdoruesit të kombinojnë deri në 10 foto dhe video në një postim të vetëm, por vetëm 4 vite më pas kompania do të ofrojë një mënyrë për të fshirë fotot ose klipet individuale nga një karusel.

Përdoruesit mund të fshijnë një foto ose video nga një karusel duke klikuar ikonën me tre pika vertikale dhe më pas butonin edit. Më mjafton të shkoni tek imazhi që dëshironi të fshini dhe të shtypni ikonën e fshirjes.

Funksionaliteti aktualisht ofrohet vetëm në iOS dhe po vjen së shpejti në Android.

Funksionaliteti nuk do të ndryshojë mënyrën sesi përdorni Instagram por ndryshime të tilla janë të mirëpritura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Visa blen startup Suedez fintech për 1.8 miliardë euro