Lajmet

Instagram përditësohet për iPhone 5

Publikuar , 26 Shtator 2012
0
Instagram përditësohet për iPhone 5

Me paraqitjen e iPhone 5 nga Apple dhe ekranin e tij të ri më të madh prej 4 inçësh, zhvilluesit duhej që të bënin ridizajnimin e aplikacioneve të tyre në mënyrë që ato t’iu përshtaten ekraneve të pajisjes. Instagram gjatë ditës së djeshme lajmëroi që aplikacioni i tij tani është gati për iPhone 5 dhe iOS 6.

Instagram i versionit 3.1 është në dispozicion në App Store, po ashtu dhe përditësimet për iOS 6, iPhone 5 dhe më tepër. Android 3.1 do të vijë së shpejti.

Version 3.1 paraqet fotografitë që mbushin ekranin e plotë të smartfonit dhe gjithashtu përditëson procesin e regjistrimit për përdoruesit e rinj. Fotografitë nuk janë më të mëdha,  pasi gjerësia e iPhone nuk ndryshoi, por më tepër fotografi dhe komente mund të shihen sapo të bëhet lëvizja.

Sipas The Next Web, një veçori që është humbur me versionin e përditësuar është filtrimi i drejtpërdrejtë, që ua mundëson përdoruesve të zgjedhin një filtrim gjatë kapjes së fotografisë. Siç duket, Instagram planifikon që gradualisht të filtrojë pamjen, duke filluar me këtë përditësim të ri.

“Sa i përket lëshimit të tanishëm (v3.1), Instagram nuk mbështet filtrimet e drejtpërdrejta në iPhone 5,” shkroi aplikacioni në Qendrën për Ndihmë. “Duke shkuar përpara, filtrat e drejtpërdrejtë do të jenë gradualisht teksa ne punojmë në përmirësimin e përvojës së Instagramit për të gjithë përdoruesit.”

Për ato aplikacione që ende nuk kanë marrë përditësime për iPhone 5, dy shiritat e zinj i japin formë pjesës së sipërme dhe të poshtme të aplikacionit në ekran. Derisa janë ende shumë prodhues të aplikacioneve që ende duhet të përfundojnë procesin e përditësimit, rrjetet shoqërore kryesore, si Facebook, Twitter dhe Pinterest janë gati. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  A e dinit se mund të raportoni uebsajte problematike tek Google?

Lajmet e fundit>