Lajmet

Instagram po rikuperon pas disa problemeve serioze

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Shtator 2022
Problemi zgjati për rreth 1 orë ditën e djeshme. Kompania tha se një problem teknik kishte bërë të pamundur për disa përdorues të aksesojnë Instagram. Instagram po rikuperon pas disa problemeve serioze

Instagram është duke përjetuar disa probleme që kanë prekur përdoruesit të cilët përpiqen të hapin aplikacionin në iPhone dhe Android.

Në rrjetin social Reddit përdoruesit raportuan dështimin e aplikacionit herë pas herë duke e bërë të pamundur për ta të shohin ndonjë postim.

Problemi zgjati për rreth 1 orë ditën e djeshme. Kompania tha se një problem teknik kishte bërë të pamundur për disa përdorues të aksesojnë Instagram.

Tashmë problemi është adresuar dhe çdo gjë duket se i është rikthyer normalitetit. Megjithatë nuk ishte shumë i përhapur duke qenë se disa përdorues të tjerë vazhdonin aksesimin pa asnjë problem.

Aplikacionet e tjera të Meta si WhatsApp, Facebook dhe Messenger nuk u prekën gjatë problemeve të Instagram.

Problemet u shoqëruan edhe ma disa sjellje të pazakonta të ndërfaqes së aplikacionit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tjetër problem me iOS 16, përdoruesit vështirësi me komandat "Copy & Paste"