Lajmet

Instagram prezanton filtrat e rinj për fotografitë

Publikuar , 19 Dhjetor 2014
0
Instagram prezanton filtrat e rinj për fotografitë

27384a952a1b3e7d9f93a78412d83715970fe158Instagram, rrjeti social i preferuar për shumë përdorues mbarë botën, së fundmi ka lançuar filtra të rinj për tu aplikuar në fotot që shpërndahen në këtë rrjet social.

Ky aplikacion i cili aktualisht ka 300 milion përdorues aktiv, shtoi 5 filtra të rinj që emërtohen si: Slumber, Crema, Ludwig, Perpetua dhe Aden.

“Tendencat për fotografitë kanë evoluar”, ka shkruar kompania në një postim në blog. Instagram ka deklaruar se i ka sjellë këto opsione të reja pasi ka konstatuar se përdoruesit jo vetëm që shpërndajnë foto, por kalojnë një kohë të madhe duke i modifikuar ato për ti sjellë sa më të bukura dhe interesante. Ky përditësim është tashmë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. (PCWorld Albanian).

LEXO EDHE:  Telefoni me ekran që paloset i Xiaomi ekziston dhe është i ngjashëm ma Huawei Mate X

Lajmet e fundit>