Lajmet

Instagram publikon gabimisht stilin e ri të navigimit

Publikuar , 27 Dhjetor 2018
0
Kompania ka konfirmoi se është duke testuar stilin e ri të shfletimi në tabin “Explore.” Instagram publikon gabimisht stilin e ri të navigimit

Instagram gabimisht lançoi ditën e sotme një ndryshime masiv në mënyrën sesi kohështrirja pasurohet me postime.

Në vend të formës tradicionale që shfletonit duke tërhequr nga poshtë lart sikur të ishte një uebfaqe, Instagram publikoi stilin e ri “tap-to-advance” ku përdoruesit mjafton të prekin mbi ekran për të kaluar tek postimi tjetër.

“Për shkak të një gabimi disa përdorues panë ndryshime në kohështrirje. Problemin e rregulluam menjëherë dhe çdo gjë është kthyer normalitetit. Kërkojmë falje për çdo konfuzion” shprehej Instagram.

Kompania ka konfirmoi se është duke testuar stilin e ri të shfletimit në tabin “Explore.”

Rrjeti social synon ta testonte me një numër të vogël përdoruesish por problemi bëri që të ishte i disponueshëm për të gjithë.

Një video sesi kohështrirja e re funksionon e gjeni mëposhtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakerët kanë gjetur mënyra për të shmangur verifikimin me dy faktorë

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>