Lajmet

Instagram redukton shikueshmërinë e postimeve abuzuese

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Janar 2022
Deri më sot Instagram ka ulur shikueshmërinë dhe shtrirjen e përmbajtjeve abuzive në hapësira të ndryshme të aplikacionit siç është tabi Explore, por nuk ka bërë asgjë në rast se kjo përmbajtje publikohej nga vetë ndjekësit e përdoruesve. Instagram redukton shikueshmërinë e postimeve abuzuese

Instagram ndërmori disa hapa ditën e Premte për të bërë përmbajtjet e dëmshme më pak të dukshme në platformë.

Kompania tha se algoritmi i ri i cili fuqizon mënyrën sesi postimet shfaqen për përdoruesit në kohështrirje do tu ulë prioritetin përmbajtjeve ngacmuese, të gjuhës së urrejtjes apo që nxisin dhunë.

Edhe pse rregullat e WhatsApp e ndalojnë publikimin e kësaj lloj përmbajtjeje, ndryshimi i ri do të prekë postimet apo përmbajtjet të cilat ende nuk janë analizuar prej moderatorëve.

Deri më sot Instagram ka ulur shikueshmërinë dhe shtrirjen e përmbajtjeve abuzive në hapësira të ndryshme të aplikacionit siç është tabi Explore, por nuk ka bërë asgjë në rast se kjo përmbajtje publikohej nga vetë ndjekësit e përdoruesve.

Për më tepër rrjeti social tha se tashmë do të marrë në konsideratë edhe historikun e raportimit të përdoruesve për të përcaktuar mënyrën dhe çfarë shfaqet tek përdoruesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMD dhe Microsoft zgjidhin problemin e performancës së procesorëve Ryzen në Windows 11