Lajmet

Instagram rikthen rënditjen kronologjike të postimeve

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Mars 2022
Përkundrazi përdoruesit mund të zgjedhin mes tre versioneve të ndryshme: algoritmike, kronologjike dhe preferuara. Instagram rikthen rënditjen kronologjike të postimeve

Kohështrirja kronologjike është rikthyer në Instagram. Pas mëse 5 vitesh kur kompania ndryshoi renditjen e postimeve në mënyrë algoritmike, aplikacioni ka vendosur të sjellë përsëri mënyrën e vjetër me postimet të cilat do të renditen sipas kohës së publikimit.

Ndryshimi është i disponueshëm nga ky moment në mbarë botën dhe për të gjithë përdoruesit.

Megjithatë vlen të theksohet se renditja kronologjike e postimeve nuk është e aktivizuar automatikisht dhe nuk ekziston një mënyrë sesi përdoruesit të eliminojnë tërësisht renditjen algoritmike.

Përkundrazi përdoruesit mund të zgjedhin mes tre versioneve të ndryshme: algoritmike, kronologjike dhe preferuara.

E para rëndit postimet siç janë renditur deri më sot përmes një algoritmi. E dyta i rëndit postimet sipas kohës kur janë publikuar dhe e treta rëndit postimet bazuar në një listë llogarish që ju i përcaktoni si të preferuara.

Qasja algoritmike ndaj kohështrirjes ka qenë objekt kritikash dhe diskutimesh për mënyrën sesi ndikon tek shëndeti mendor. Në mënyrë agresive rrjeti social ndërfuste “postime të sugjeruara” ndërsa ju shfletoni në kohështrirje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kriza e çipeve do të vazhdojë në 2022 paralajmëron shefi i Xbox