Softuer

Instagram, rrugës për të debutuar në Android

Publikuar , 09 Dhjetor 2011
0
Instagram, rrugës për të debutuar në Android

Këtë javë Apple e llogariti këtë aplikacion si aplikacionin e vitit; por ekskluziviteti për këtë platformë duket se po merr fund. Në LeWeb 11 në Paris, CEO Kevin Systrom konfirmoi se kompania e tij ka dy njerëz që janë duke punuar në mënyrë active për një verison për Android të këtij aplikacioni. Gjersa një ekip prej dy mund të tingëlloj si diçka me prioritet të ultë, keni parasysh se Instagram i ka në total gjashtë të punësuar. 

Për një kompani të vogël, Instagram ka një numër të madh të përdoruesve (14 milion deri tani) dhe aplikacioni numëron rreth 60 fotografi të shpërndara në secondë. Kur të lansohet version për Android, Instagram pret që baza totale e përdoruesve pothuajse të dyfishohet, që duket të jetë paksa conservative krahasuar me interesimin që ka me këtë aplikacion. Për fat të keq kompania nuk ka shkëmbyer me ne datën e lansimit. Përveç planeve të saja për Android, Instagram është momentalisht duke hetuar mënyra sesi të tërheq reklmaues, në mënyrë që t’i inkurajojë ata të bashkohen dhe të shkëmbejnë imazhet e produkteve të tyre për të rritur interesimin. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Me YouTube Premium përdoruesit mund të shkarkojnë videot

Lajmet e fundit>