Biznes

Instagram së shpejti me reklama

Publikuar , 04 Tetor 2013
0
Instagram së shpejti me reklama

Ditët kur Instagram është pa reklama janë afër fundit. Instagram lajmëroi të enjten që do të fillojë të publikojë reklama në “disa muaj të ardhshëm”.

Instagram e ka cilësuar këtë lëvizje si pjesë e një përpjekjeje për të kthyer këtë shërbim në një “biznes të qëndrueshëm”.

“Në disa muaj të ardhshëm, ju mund të filloni të shihni një reklamë të zakonshme në furnizuesin tuaj në Instagram nëse jeni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,”- shkroi ndërmarrja në një postim në blog.

“Duke parë fotografi dhe video nga brende që ju nuk i ndiqni do të jetë fillimi, kështu që do të fillojmë ngadalë. Ne do të përqendrohemi në ofrimin e një numri të vogël të fotografive dhe videove të bukura, të cilësisë së lartë nga brende të dobishme që janë tashmë anëtarë të shkëlqyer të komunitetit të Instagram-it.”

Instagram ka provuar po ashtu që t’i vendos përdoruesit në një pozitë të lehtë duke thënë që ata do të mund të kenë kontroll për reklamat që ata i shohin. “Nëse shihni një reklamë të cilën nuk e pëlqeni, ju do të jeni në gjendje që ta fshihni atë dhe të na ofroni reagim se pse nuk shkoi siç duhet,” thuhet në postimin e Instagram-it.

“Ne jemi duke u mbështetur në reagimin tuaj për të na ndihmuar që në vazhdimësi të përmirësojmë përvojën në Instagram.”

Facebook, që posedon Instagram-in, më parë kishte ngacmuar me paraqitjen e idesë për vendosje të reklamave në rrjetin shoqëror dhe një ekzekutiv i Instagram-it muajin e kaluar zbuloi që reklamat do të mund të vijnë brenda vitit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefonët e rangut të mesëm kanë ndihmuar Samsung në Europë

insta

Lajmet e fundit>