Lajmet

Instagram, shkurtore të dedikuara për emojit

Sep 10 2018
0 Shpërndarje
Shiriti i ri emoji nuk do të shfaqet në fushat e tjera ku përdoret tastiera, siç është reagimi ndaj një historie ose vendosja  e përshkrimeve në postimet tuaja. Instagram, shkurtore të dedikuara për emojit

Instagram ka shtuar shkurtore të personalizuara për emoji në aplikacionin e saj, duke vendosur emojit më të përdorur mbi tastierën tuaj kur filloni të komentoni në një postim.

Tipari i ri u shfaq të enjten, por ka qenë në testime publike që nga Maji si në Android ashtu edhe në iOS. Shiriti i ri emoji nuk do të shfaqet në fushat e tjera ku përdoret tastiera, siç është reagimi ndaj një historie ose vendosja e përshkrimeve në postimet tuaja.

Por duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve që komentojnë me emoji, kjo duhet të ndihmojë në shkurtimin e kohës që duhet për të postuar një koment. Shkurtoret e reja të personalizuara të emoji janë tani në dispozicion në përditësimin e fundit të Instagram në Android dhe iOS. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>