Lajmet

Instagram shton edhe veçorinë e modifikimit të fotove

Publikuar , 05 Qershor 2014
0
Instagram shton edhe veçorinë e modifikimit të fotove

BN-DB517_Instag_G_20140603142241Rrjeti social Instagram është përditësuar në versionin e tij më të ri Instagram 6.0. Nëpërmjet këtij përditësimi, funksionit bazë që ka Instagram, i cili është filtrimi i fotove, i shtohet edhe funksioni për modifikimin e tyre.

Në momentin që do të filtroni foton tuaj, anash saj do të shfaqet një ikonë e re nëpërmjet të cilës mund të modifikoni fotot e bëra sipas dëshirës tuaj duke ndryshuar kontrastin, hijet, bardhësinë dhe ngjyrat e fotos. Për të përfituar nga ky shërbim i ri në Instagram ju thjesht duhet ta përditësoni atë në Appstore ose Google Play. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pas një dite të vështirë Facebook, WhatsApp dhe Instagram rikthehen normalitetit

Lajmet e fundit>