Lajmet

Instagram, shton fotot në hartë dhe përmirëson shfletimin

Publikuar , 18 Gusht 2012
0
Instagram, shton fotot në hartë dhe përmirëson shfletimin

Instagram ka prezantuar një përditësim madhor për pajisjet me iOS dhe Android, që e bën më interesant shfletimin e fotografive.

Versioni i fundit i aplikacionit, Instagram 3.0, vjen me një veçori interaktive “foto hartë” që u mundëson përdoruesve të tregojnë vendin e fotografimit.

Tashmë, kur ju klikoni në profilin tuaj apo të dikujt tjetër, nuk do të shihni vetëm një listë kronologjike të fotografive, por edhe një seksion i ri për ‘foto hartë’. Ky është në fakt një album gjeografik, që tregon se ku është kapur pamja.

Instagram deklaroi se i referohet një teme të caktuar sa herë planifikon një lëshim madhor dhe kësaj here ndërmarrja u përqendrua në përmirësimin e përvojës të foto-shfletimit.

“Hartat ju çojnë përtej fotografive të postuara së fundmi dhe u mundësojnë të rizbuloni kujtimet e ndara në Instagram,” thuhej në një postim blogu.

Herën e parë që hapni hartën, do t’ju kërkohet të zgjidhni se cilat fotografi do të dëshironit t’i shtonit. Do të keni mundësi të përfshini çdo fotografi që keni ngarkuar së fundi me opsionin ‘geolocation on’.

Sapo të keni zgjedhur se cilat fotografi dëshironi të shtoni, klikoni “done” dhe harta juaj do të jetë e dukshme edhe për të tjerët. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Instagram, tani mund të dërgoni mesazhe zanore në mesazhet direkte

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>