Lajmet

Instagram shton opsionin e importimit të videove dhe korrektimit të fotove

Publikuar , 09 Gusht 2013
0
Instagram shton opsionin e importimit të videove dhe korrektimit të fotove

Versioni i përditësuar i Instagram përfshin opsionin e ri të importimit të videove që do të thotë se tashmë përdoruesit do të kenë mundësi të ndajnë me miqtë video të ndryshme të ruajtura në smartfonët e tyre.

Ky përditësim u lançua 2 muaj pas lançimit të opsionit për regjistrimin e videove prej 15 sekondash në Instagram.

Importimi i videove i shton një dimension të ri kësaj eksperience duke iu ofruar përdoruesve mundësinë e përzgjedhjes së klipeve të regjistruara më parë dhe përpunimin e tyre (prerjen ose bashkimin) sipas dëshirës.

Mundësia e importimit i shton më tepër vlerat Instagram-it krahasuar me konkurrentin, aplikacionin Vine me të cilin mund të krijohen video që zgjasin vetëm 6 sekonda dhe nuk lejon përdoruesit që të përzgjedhin video të regjistruara me aplikacione të tjera.

Përveç këtij opsioni, përditësimi i Instagram ofron mundësinë e korrektimit të menjëhershëm të fotove. Mjafton që të klikoni mbi ikonën e rregullimit të fotos dhe kjo e fundit do të qartësohet menjëherë.

Aktualisht ky opsion është i disponueshëm vetëm për sistemin iOS. Përsa i përket sistemit Android mund të themi se edhe përdoruesit e versionit 4.0 të ashtuquajtur “Ice Cream Sandwich” do munden të regjistrojnë video me kohëzgjatje 15 sekonda si dhe mund të përfitojnë nga opsioni i importimit të videove. (PCWorld Albanian)

instagram

LEXO EDHE:  Thirrje për bojkotimin e rrjeteve sociale më 4 dhe 5 Korrik

Lajmet e fundit>