Lajmet

Instagram sjell kërkimin e historive sipas etiketave dhe vendodhjeve

Publikuar , 24 Maj 2017
0
Aplikacioni dhe rrjeti social i fotove dhe videove lançoi historitë e bazuara në vendodhje, një koleksion fotosh të cilat përzgjedhura sipas një qyteti specifik. Instagram sjell kërkimin e historive sipas etiketave dhe vendodhjeve

Instagram vijon të kopjojë një tjetër veçori të Snapchat dhe është një tjetër vend ku mund tu tregojë reklama përdoruesve.

Aplikacioni dhe rrjeti social i fotove dhe videove lançoi kërkimin e historive nisur nga vendodhja apo një temë, duke krijuar një koleksion fotosh.

Për shembull nëse një fotoja ose video e juaj ka një etiketë “San Francisco” ajo mund të shfaqet në një histori me postimet e të tjerëve që kanë përdorur të njëjtën etiketë.

Snapchat e quan Our Story dhe i vendos fotot dhe videot në koleksione sipas vendodhjeve specifike dhe evenimenteve si koncerte apo aktivitete sportive.

Ndryshe nga Snapchat këto koleksione do të krijohen nga algoritme softuerike dhe jo njerëz. Drejtori i Produktit të Instagram Blake Barnes shprehej se përdorimi i algoritmeve do të ndihmonte kompaninë të prodhojë një volum më të lartë historish.

Por përtej asaj çfarë ofron për përdoruesit, këto koleksione janë vendi ideal për të vendosur reklama. Në momentin e debutimit Instagram nuk do të shesë reklama por në të një të ardhme të afërt mund të ndjekë modelin e Snapchat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në Tetor Ministria e Financave nis testimin e faturës elektronike

Lajmet e fundit>