Lajmet

Instagram spastron llogaritë e rreme, të famshmit humbin miliona ndjekës

Dec 19 2014
0 Shpërndarje
Instagram spastron llogaritë e rreme, të famshmit humbin miliona ndjekës

instagramInstagram këtë dhjetor ka mbajtur “premtimin” me anën e të cilit ka spastruar llogaritë false dhe jo aktive. Këtë lëvizje nga ky rrjet social përdoruesit kanë dëshiruar ta quajnë “Instagram Rapture” ose “Instapurge”.

Njerëzit e famshëm kanë humbur një sasi të madhe të ndjekësve të tyre, si Justin Bieber i cili humbi 3.5 milion ndjekës duke ju referuar listës së krijuar nga zhvilluesi i softuerit Zach Allia. Ariana Grande-s gjithashtu i ka rënë numri ndjekësve me 1.5 milion, ndërsa përsa i përket Kim Kardashian ajo ka humbur 1.3 milion ndjekës të rremë.

Një rast tepër i veçantë është një përdorues i quajtur chiragchirag78 i cili nga 4 milion ndjekës përfundoi me vetëm 8, prandaj ai arriti ta fshinte fare llogarinë nga kjo lëvizje e Instagramit. Edhe vetë rrjeti social Instagram po e “vuan” këtë gjë duke qenë se numri i ndjekësve të tij ka rënë me pothuajse 19 milion.

Numri i ndjekësve ka rënë gjithashtu edhe për përdoruesit e thjeshtë, të cilët kanë drejtuar plot ofendime rreth këtij rrjeti duke kërkuar numrin e ndjekësve si më parë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei P20, një telefon ekstravagant por i mrekullueshëm

Lajmet e fundit>