Lajmet

Instagram teston një mënyrë të re shfletimi

Publikuar , 12 Tetor 2018
0
Në lidhje me implementimin e saj në faqen kryesore, Instagram tha se aktualisht kjo nuk është në planet e kompanisë. Instagram teston një mënyrë të re shfletimi

Mënyra sesi shfletoni në historitë e Instagram me shumë gjasa do të bëhet në mënyrën e vetme sesi navigoni nëpër postimet e rrjetit social të fotografisë.

Një imazh një publikuar në internet që ngjan me një screenshot të Instagram thotë: “Prekni postimet ashtu siç veproni me historitë.”

Për TechCrunch Instagram konfirmoi se po kryen disa testime duke implementuar stilin e historive edhe në seksionin “Explore.”

Në lidhje me implementimin e saj në faqen kryesore, Instagram tha se aktualisht kjo nuk është në planet e kompanisë.

Ky stil i zhvilluar nga Snapchat, thjeshtëson mënyrën e shfletimit me vetëm një prekje të ekranit.

Gjithashtu përdoruesit do të shohin postime me ekran të plotë pa qenë nevoja të zmadhojnë me dy gishta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram beson se ka zgjidhjen e duhur për vetëvrasjet

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>