Lajmet

Instagram teston postimin nga kompjuteri

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Qershor 2021
Bazuar në imazhet e postuara të funksionalitetit përdoruesit mund të përzgjedhin madhësinë e imazheve dhe të aplikojnë filtra. Instagram teston postimin nga kompjuteri

Pas disa vitesh fokusim vetëm tek produkti mobil, Instagram ka vendosur të lejojë përdoruesit të postojnë nga kompjuteri.

Një numër përdoruesish të Twitter raportuan se funksioni është live që prej ditës së Enjte edhe pse vetëm për një numër të kufizuar duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një testim.

Facebook konfirmoi testimet duke pranuar se shumë përdorues aksesojnë rrjetin social nga kompjuteri i tyre.

Bazuar në imazhet e postuara të funksionalitetit përdoruesit mund të përzgjedhin madhësinë e imazheve dhe të aplikojnë filtra.

Historikisht Instagram ka vepruar me ngadalësi sa i përket funksionaliteve në ueb. Komunikimi me mesazhe erdhi vetëm vitin e kaluar.

Por profesionistët e medias sociale të cilët përdorin Instagram mbi baza ditore si pjesë të punës së tyre janë detyruar të krijojnë postime përmes mjeteve nga palë të treta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rrjetet sociale i bllokojnë llogaritë Presidentit Trump