Lajmet

Instagram tregon se si do të ngjajnë reklamat brenda aplikacionit

Publikuar , 25 Tetor 2013
0
Instagram tregon se si do të ngjajnë reklamat brenda aplikacionit

instagrammTë enjten, Instagram zbuloi se si do të duken reklamat brenda aplikacionit ne momentin që do të jenë zyrtarisht pjesë e tij.

Kompania e zotëruar tashmë nga Facebook-u po punon me kujdes dhe do t’i përfshijë ato gradualisht në rrjetin social të fotografive. Fillimisht, do të shfaqet koncepti i tyre në një prototip për përdoruesit amerikanë gjatë javës së ardhshme.

Më poshtë tregohet një pamje se si do të duket një reklamë brenda Instagram-it:

Reklama instagramNë fillim të këtij muaji, kompania konfirmoi zyrtarisht ardhjen e reklamave në formë fotosh apo videosh, fillimisht në SHBA. Detaje të tjera mbi kohën se kur do të shpërndahen ato publikisht nuk janë dhënë deri tani por priten “gjatë muajve në vijim.” Edhe të enjten, kompania nuk dha një datë fikse apo as edhe një muaj. E vetmja gjë që tha është reklamat do të fillojnë të testohen javës tjetër në SHBA.

Për t’i dalluar ato nga fotot apo videot e zakonshme, ekzistojnë dy gjëra diferencuese: së pari, etiketimi “sponsored” i cili gjendet në cepin e djathtë lart të fotos dhe së dyti, në cepin e djathtë poshtë gjendet një opsion për ta fshehur foton apo videon si dhe për të ofruar përshtypjen mbi të.

Kjo i jep përdoruesve një farë kontrolli, edhe pse nuk do të kenë mundësi të çaktivizojnë shfaqjen e reklamave. Ashtu si në Facebook, nëse shihni një reklamë që nuk ju pëlqen, mund ta fshihni atë dhe të dërgoni përshtypjet tuaja mbi atë se çfarë nuk ju pëlqeu. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  CIA hap llogari në Instagram

Lajmet e fundit>