Lajmet

Instagram u thotë jo postimeve të produkteve për humbjen e peshës

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Shtator 2019
0
Kim dhe Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner janë kritikuar jo rrallë herë nga kritikët për promovimin e këtyre produkteve. Aktorja e famshme Jameela Jamil ka qenë një prej tyre dhe ka punuar me Instagram për të adresuar shqetësimet. Instagram u thotë jo postimeve të produkteve për humbjen e peshës

Instagram paralajmëroi masa më të ashpra ndaj postimeve që kanë të bëjnë me produktet e humbjes së peshës dhe kirurgjisë kozmetike.

Ka pasur shqetësime në rritje për produktet të cilat promovojnë dieta për moshat e reja. Disa prej tyre tashmë do të fshihen për përdoruesit nën 18 vjeç dhe të premtojnë humbje në peshë të jashtëzakonshme.

Në disa raste postimet mund të hiqen fare. Sipas kompanisë politikat dhe udhëzimet e reklamimit nuk e lejojnë fare promovimin e këtyre produkteve por ndjekja e një praktike të tillë në masë kohët e fundit nga njerëzit e famshëm ka bërë që rrjeti social të reagojë.

View this post on Instagram

#ad using @fittea before my shoots is my favorite ☺️

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on

Kim dhe Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner janë kritikuar jo rrallë herë nga kritikët për promovimin e këtyre produkteve. Aktorja e famshme Jameela Jamil ka qenë një prej tyre dhe ka punuar me Instagram për të adresuar shqetësimet.

Veprimet e fundit të kompanisë erdhën pas debateve që janë hapur në lidhje me ndikimin e media sociale në jetët e përdoruesve dhe presionin që ka krijuar për mënyrën sesi duken ose sillen njerëzit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ironike por Huawei ofron ndërtimin e një qendre të sigurisë kibernetike

Lajmet e fundit>