Lajmet

Instagram u tregon të huajve historitë e përdoruesve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Prill 2019
0
Historitë e Facebook nuk u prekën nga ky problem por e gjithë situata trondit besimin tek rrjeti social më popullor në botë që zotëron Instagram. Instagram u tregon të huajve historitë e përdoruesve

Në fillim të kësaj jave një problem në Instagram bëri të historitë e disa përdoruesve të shfaqeshin të huajve.

Të paktën një përdorues raportoi problemin në Twitter dhe një zëdhënës i Instagram kishte konfirmuar problemin.

Me shqetësimet e mëdha rreth privatësisë ditëve të sotme dhe kur gjendet në lojë reputacioni i një kompanie si Facebook që nuk i kanë munguar skandalet prej një viti, kjo përbën goditjen e radhës.

Sipas kompanisë vetëm “një numër i vogël” përdoruesish janë prekur. Historitë nuk hapeshin nëse llogaritë ishin private. Instagram tha se ka adresuar problemin në vetëm pak orë dhe beson se një përqindje e vogël e kanë pësuar.

Por TechCrunch me vend thotë se me një rrjet social prej 500 milionë përdoruesish, edhe një numri më i vogël i të prekurve mund të ketë impakt tek miliona përdorues.

Historitë e Facebook nuk u prekën nga ky problem por e gjithë situata trondit besimin tek rrjeti social më popullor në botë që zotëron Instagram.

Problemi vjen pas një viti me skandale dhe pas ndërprerjes më të keqe të shërbimit në historinë e rrjetit social muajin e kaluar. Vitin e kaluar gjithashtu u ekspozuan të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebook. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ju pëlqen apo jo videot e IGTV do të pushtojnë Instagramin tuaj

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>