Lajmet

Instagram vendos të kopjojë një veçori që popullarizoi TikTok

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Shkurt 2021
Në shumë mënyra, tërheqja vertikale është më natyrale sesa ajo horizontale. Është pikërisht kjo mënyra sesi navigojmë sot në ueb si dhe përdorim aplikacionet e rrjeteve sociale. Instagram vendos të kopjojë një veçori që popullarizoi TikTok

Instagram është duke zhvilluar një opsion të ri në Instagram që do ti jepte pamje të ngjashme me TikTok: Instagram Stories vertikale.

Sot përdoruesit shfletojnë në Instagram Stories përmes prekjeve dhe tërheqjeve horizontale, një funksion tjetër që Instagram e mori nga rivalët siç është Snapchat.

Madje edhe Snapchat po vjedh opsione nga TikTok dhe së fundi lançoi Spotlight, klonin e TikTok.

Në shumë mënyra, tërheqja vertikale është më natyrale sesa ajo horizontale. Është pikërisht kjo mënyra sesi navigojmë sot në ueb si dhe përdorim aplikacionet e rrjeteve sociale.

Duke ndryshuar mënyrën sesi shohim Instagram Stories do ti hapte rrugë kalimit nga përmbajtjet statike si fotot dhe postimet e shpërndare në drejtim të një hapësire më dinamike.

Vetë Instagram e konfirmoi ardhjen e shpejtë të këtij opsioni por që ende po testohet së brendshmi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Blizzard lançon ekspansionin Shadow Lands në World of Warcraft