Lajmet

Instagram vijon kopjimin e Snapchat me filtrat e fytyrës në iPhone

Publikuar , 16 Maj 2017
0
Fillimisht do të jenë të disponueshme vetëm tetë filtra të cilat funksionojnë me fotot dhe video si dhe dy kamerat, e pasme dhe frontale. Instagram vijon kopjimin e Snapchat me filtrat e fytyrës në iPhone Photo Source: Instagram

Facebook lançoi ditën e Marte filtrat e fytyrës për iPhone duke kopjuar kështu edhe njëherë tjetër konkurrentin Snapchat.

Ashtu si Snapchat, funksionaliteti i ri i Instagram përmban efekte vizuale të animuara të cilat mbivendosen mbi fytyrën e njeriut me elementë si kurora, veshë koala, ekuacione matermatikore, syze e shumë të tjera.

Fillimisht do të jenë të disponueshme vetëm tetë filtra të cilat funksionojnë me fotot dhe video si dhe dy kamerat, e pasme dhe frontale. Opsionin mund ta gjeni në kamerën e aplikacionit duke klikuar ikonën në formë fytyre.

Prej muajt rrjeti social Facebook merr pothuajse çdo funksionalitet i cili e distanconte Snapchat nga rivalët dhe e integron në Instagram. E filloi me më të rëndësishme, historitë e përfundoi duke kopjuar filtrat.

Ndërsa Snapchat nuk do të ndërmarrë asnjë veprim ligjore, veprimet e Facebook kanë nxitur kritikat nga e fejuara e Evan Spiegel, Miranda Kerr.

Nga ana tjetër Snapchat është përpjekur të sjellë risi si “World Lens,” objekte 3D. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone e 2020 vinë me skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran

Lajmet e fundit>