Harduer

Instalimi i Windows 11, AMD dhe Microsoft paralajmërojnë përdoruesit e kompjuterëve me procesor Ryzen

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Tetor 2021
AMD dhe Microsoft janë duke hetuar problemet dhe presim që me një përditësim softueri të adresojnë shqetësimet. Instalimi i Windows 11, AMD dhe Microsoft paralajmërojnë përdoruesit e kompjuterëve me procesor Ryzen

Windows 11 ka debutuar por nëse keni një procesor AMD Ryzen, duhet të prisni paksa. Kompania raportoi se çipet e saj mund të kenë probleme me sistemin e ri operativ që shkakton reduktim të performancës me 15% në raste të caktuara.

AMD dhe Microsoft kanë gjetur dy probleme për procesorët Ryzen në Windows 11. E para është se Windows 11 rrit vonesat e transmetimit të L3 Cache me 3 herë. Sipas AMD problemi mund të shkaktojë 3-5% rënie performance në disa aplikacione ndërsa në lojërat deri në 15%.

Windows 11 gjithashtu ka probleme me teknologjinë “Preferred Core” të AMD e cila kanalizon threads në bërthamën më të shpejtë të procesorit. AMD paralajmëroi se përdoruesit do të shohin reduktim performance në detyrat që kërkojnë fuqi procesorike specifikisht tek procesorët me 8 bërthama dhe 65W.

AMD dhe Microsoft janë duke hetuar problemet dhe presim që me një përditësim softueri të adresojnë shqetësimet. Në fund të muajit është planifikuar një përditësim andaj rekomandimi ynë nëse keni një procesor AMD është të prisni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Smartfoni gaming Red Magic ka diçka që asnjë smartfon nuk e ofron sot