Lajmet

Instalohet e-Kiosku i katërt në Prishtinë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Shkurt 2019
0
Në Edicionin e Katërt të garës mbarëkombëtare Albanian ICT Awards, Komuna e Prishtinës fitoi çmimin ICT Shërbimi Publik i Vitit me projektin e-Kiosku. Instalohet e-Kiosku i katërt në Prishtinë

Një prej shërbimeve më inovative të Komunës së Prishtinës vazhdon të zgjerohet dita ditës. E-Kiosku në Bashkësinë Lokale në Ulpianë është pajisja e katërt që instalohet në Prishtinë. Dy të tjera janë investuar në objektet e komunës dhe një në ARC.

Në Edicionin e Katërt të garës mbarëkombëtare Albanian ICT Awards, Komuna e Prishtinës fitoi çmimin ICT Shërbimi Publik i Vitit me projektin e-Kiosku.

Në të mund të nxirren certifikatat e lindjes; certifikatë e lindjes për fëmijë; ekstraktet e lindjes; ekstraktet e lindjes për fëmijë; certifikatat e vendbanimit; certifikatat e martesës; faturat e tatimit në pronë; e së shpejti edhe fletët poseduese.

Në Tetor të 2017-ës Komuna e Prishtinës prezantoi e-Kioskun e ri duke e pasuruar me funksione të tjera. Aktualisht është ndër më të avancuarit në rajon.

Aparatura e re është risi për tregun, me produkte të vetëshërbimit multi-funksional biometrik.

Që nga instalimi i e-Kiosku të parë Komuna e Prishtinës tha se mbi 120,000 dokumente janë nxjerrë.

e-Kiosku është një tjetër projekt i cili ka vizion, ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Prishtinës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Agjencia hapësinore NASA është hakuar

Lajmet e fundit>